Struga dhe rrethina e saj kanë një klimë të butë kontinentale me përmasat e klimës mesdhetare . Gjatë vitit mbretëron kryseisht mot me diell. Gjatë vitit mesatarisht ka 80 ditë verore me temperaturë mesatare prej 25 grad celsius , ngrohtësia mesatare e ajrit gjatë vitit sillet rreth 11.5 grad celsius kurse temperatura mesatare gjatë verës arrin 20,5 grad celsius . Gjatë sezonit dimëror temperaturat mesatare mujore sillen mbi 0 grad celsius dhe kjo krijon një ambient për qëndrim të këndshëm edhe në këte pjesë të vitit.
Struga ndodhet në pjesën jugperendimore të Maqedonisë 176 km larg Shkupit . Brigjet e Strugës lagen nga Liqeni i Ohrit një ndër liqenet më të mirë të Europës. Lumi Drini i Zi e ndan qytetin në dy pjes që i jep një bukuri tërheqëse për shumë vizitorë. Struga ndodhet buzë Liqenit të Ohrit, në dy anët e lumit Drini i Zi në Shqipërine Jugore por nën zgjedhën e Republikës së ashtuquajtur "Maqedoni". Struga permendet që nga antika dhe shtrihet në rrugën romake Via Egnatia , ku përmendet me emrin ilir Enhallon. Prej aty ku fillon lumi Drin shtrihet një panoramë e mrekullueshme e Liqenit të Ohrit . Ujërat e tij të pastra e të kaltra rrethohen nga malet e Galiçicës , Jabllanica dhe Mokra me plot bukuri natyrore , burime të kthjellta , liqej malor , fshatra piktoreske dhe një numër të madh përmendoresh historike .